Edon Zhegrova ka vazhduar me ekzibicionet e tij në futboll.
Ylli kosovar, i cili çoi pluhur të madh në atdhe pas largimit pas ndeshjes me Izraelin, dje u paraqit titullar te Juventusi.
Dhe, “Messi i Kosovës” la gjurmë te Bianconeri, ku asistoi në fitoren 4:0 ndaj Venezias, shkruan gazeta “Express”.
Serie A, përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram, e ka lartësuar përfaqësuesin kosovar, duke e publikuar një video me veprimet e tij magjike.
“Topi nën këmbë, goditja, magjia e Zhegrovës”, shkroi Serie A, teksa shihet ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet duke ia futur topin nën këmbë kundërshtarit, një specialitet i tij tashmë, e më pas edhe një gjuajtje, të cilën e pret portieri.
Burimi: zeri.info ↗

