Kujdesi për shëndetin tashmë bëhet më i lehtë dhe më i afërt me shërbimin “Mjeku në Shtëpi” nga KosovaMed.
Me synimin për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor dhe të personalizuar, KosovaMed sjell shërbimet profesionale mjekësore në ambientin më të sigurt dhe më të rehatshëm për pacientët – në shtëpitë e tyre.
Përmes këtij shërbimi, pacientët kanë mundësinë të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor pa pasur nevojë të largohen nga shtëpia, duke kursyer kohë dhe duke përfituar nga përkushtimi dhe profesionalizmi i stafit shëndetësor.
Në qendër të punës është gjithmonë pacienti, sepse çdo vizitë është përgjegjësi dhe çdo pacient meriton vëmendje e kujdes.
Shërbimet ofrohen në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
043 718 000 – 043 719 000
Rruga C, Ndue Përlleshi, K.P., Lok. Nr. 1, Prishtinë, Republika e Kosovës.
KosovaMed – Afër jush, aty ku keni më shumë nevojë!

