KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Kush është kandidati më i ri për drejtimin e OBSh-së?

Kush është kandidati më i ri për drejtimin e OBSh-së?

Onkologu pediatrik nga Armenia, Gevorg Tamamyan, ka shpallur kandidaturën e tij për drejtimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Mes shtatë kandidatëve të tjerë, 39-vjeçari Tamamyan është më i riu në garë.

Ata propozohen nga vendet pjesëmarrëse në organizatë, ndërsa ky i fundit është propozuar nga Botsvana.

Tamamyan është i vetmi që nuk ka mbajtur më parë një pozicion në Kombet e Bashkuara.

Ai e konsideron veten si një person që mund të sjellë një perspektivë të re dhe beson se kjo perspektivë do të ketë rëndësi të veçantë, pasi ndonjëherë njerëzit që punojnë në organizata të tilla e kanë të vështirë të dallojnë mangësitë e tyre, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.

Mjeku thotë se gjatë jetës ekzistojnë mundësi të ndryshme për t'u ardhur në ndihmë njerëzve dhe se OBSh-ja ka pikërisht mjetet e duhura për ta bërë këtë të mundur.

Ai garon me sloganin: "Gjeografia nuk duhet të vendosë se kush jeton."

"Njeriu është njeri. Nuk ka rëndësi se nga vjen", u shpreh ai. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.