KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Mijëra njerëz evakuohen pas lirimit të ‘substancës së panjohur’ në koncertin e reperit amerikan në Angli

Mijëra njerëz evakuohen pas lirimit të ‘substancës së panjohur’ në koncertin e reperit amerikan në Angli

Në koncertin e reperit amerikan Don Toliver, mijëra njerëz u evakuuan pasi në mesin e turmës u lirua një substancë e panjohur.

Si pasojë, 50 persona kërkuan ndihmë mjekësore për probleme me sytë dhe sistemin respirator, ndërsa njërit prej tyre iu desh të merrte trajtim në spital.

Incidenti ndodhi në arenën Co-op Live, rreth orës 22:00, sipas kohës lokale.

Njëra nga pjesëmarrëset, Yewande Famutimi, tha për CNN se kishte ndier djegie në fyt teksa po kërcente, pas lirimit të substancës, transmeton Klankosova.tv

"Ishte shumë e frikshme… Ne kishim vështirësi në frymëmarrje dhe po kolliteshim shumë", u shpreh ajo.

Sipas CNN, ky incident ka rikthyer traumën e sulmit të vitit 2017 në koncertin e Ariana Grandes në Angli, ku një person vrau 22 njerëz, përfshirë edhe fëmijë, përmes një bombe.

Policia lokale thotë se fillimisht substanca besohej të ishte gaz lotsjellës, por në një deklaratë të mëvonshme iu referua asaj si një substancë e panjohur.

Një tjetër pjesëmarrës, Usman Asghar, u shpreh se në sallën me kapacitet prej 25 mijë personash u krijua kaos.

Ai tregoi se sigurimi nuk kishte përdorur detektorë metali gjatë kontrolleve dhe se nuk kishte kontrolluar as çantën e bashkëshortes së tij.

Pak kohë pas incidentit, Co-op Live publikoi në faqen e saj në rrjetin social X përditësimet e policisë lokale. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.