KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dita Botërore e Arkitekturës, presidentja: Kosova ka traditë arkitekturore që meriton të njihet dhe të vlerësohet

Dita Botërore e Arkitekturës, presidentja: Kosova ka traditë arkitekturore që meriton të njihet dhe të vlerësohet

Presidentja Justina Shiroka Pula, mori pjesë sot në shënimin e Ditës Botërore të Arkitekturës 2026, organizuar nga Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës.

Ajo tha se kjo ditë kujton se arkitektura nuk nënkupton vetëm projektimin dhe ndërtimin e objekteve, ngase ajo përcakton hapësirën ku jetojmë, punojmë dhe kalojmë një pjesë të madhe të jetës, transmeton IndeksOnnline.

Sipas presidentes, Kosova ka një traditë arkitekturore që meriton të njihet dhe të vlerësohet.

Më tej, ajo ka theksuar se mënyra si ndërtojmë sot do të ndikojë në jetën e brezave të ardhshëm.

Me këtë rast, Presidentja ka përgëzuar Odën e Arkitektëve për ndarjen e titullit “Anëtar Nderi Post Mortem” për profesor Bashkim Fehmiun.

“Ai ishte arkitekti i parë i shkolluar në Kosovë dhe një prej njerëzve që ndihmuan në formësimin e Prishtinës moderne. Nga kampusi i Universitetit të Prishtinës, te lagjet Dardania, Ulpiana dhe Bregu i Diellit, deri te hoteli Grand, veprat e tij janë pjesë e përditshmërisë sonë. Ato tregojnë se si puna dhe vizioni i një arkitekti mund të ndikojnë në zhvillimin dhe pamjen e një qyteti për shumë breza”, u shpreh Shiroka Pula.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.