KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Wilder ende pa kundërshtar për meçin e 11 dhjetorit, këta janë disa opsione për të zëvendësuar Opetaian

Wilder ende pa kundërshtar për meçin e 11 dhjetorit, këta janë disa opsione për të zëvendësuar Opetaian

Një nga duelet më të shumëpritura të boksit është anuluar. Boksieri australian Jai Opetaia është tërhequr nga përballja e planifikuar me amerikanin Deontay Wilder, e cila ishte paraparë të zhvillohej më 11 dhjetor në stadiumin “Principality” në Kardif të Uellsit.

Sipas raportimeve, Opetaia ka pësuar një lëndim në dorë gjatë përgatitjeve për këtë duel, duke u detyruar të heqë dorë nga përballja, shkruan Indeksonline

Kjo ndeshje do të ishte një sfidë e veçantë për australianin, pasi ai synonte të ngjitej në kategorinë e peshave të rënda për t’u përballur me ish-kampionin e botës, Wilder.

Tashmë, organizatorët janë në kërkim të një kundërshtari të ri për amerikanin, në mënyrë që ai të mbetet pjesë e mbrëmjes së madhe të boksit, ku në qendër të vëmendjes janë edhe Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

Kandidatët për t’u përballur me Wilderin

Pas tërheqjes së Opetaias, disa emra kanë dalë në skenë si kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar australianin.

Martin Bakole është njëri prej emrave të përmendur, ndërsa boksieri britanik Dillian Whyte ka shprehur publikisht gatishmërinë për t’u përballur me Wilderin.

Në garë përmenden edhe Derek Chisora, i cili është përballur më parë me amerikanin, si dhe Richard Riakporhe.

Ndërkohë, si alternativa të tjera janë përmendur edhe Jarrell Miller dhe kampioni olimpik nga Uzbekistani, Bakhodir Jalolov.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për kundërshtarin e ri të Wilderit./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.