KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Schuebeli anëtarëve të Komisionit për Integrim Evropian: Reformat duhet të prioritizohen që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht

Schuebeli anëtarëve të Komisionit për Integrim Evropian: Reformat duhet të prioritizohen që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka diskutuar me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës për zbatimin e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe reformave të ndërlidhura me Planin e Rritjes.

Në një postim në rrjetin social "X", Schuebel ka thënë se një nga temat kryesore të diskutimit ishte prioritizimi i këtyre reformave, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, në mënyrë që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht.

Komisioni për Integrim Evropian është kryesuar nga deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila i kërkoi sqarim rreth melodisë nacionaliste serbe që u interpretua në BE javën e kaluar.

Schuebel ka bërë të ditur se ka ofruar mbështetjen e BE-së për punën e komisionit, si dhe ekspertizën për avancimin e reformave që do ta afrojnë Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Prioritising the implementation of the ë @EU_Commission's 2026 Kosovo Report and the #GrowthPlan-related reforms, in close cooperation with the Government, so that Kosovo can benefit both politically and financially, was one of the main topics I discussed today with members of the ë Kosovo Assembly's European Integration Committee chaired by LDK's Jehona Lushaku-Sadriu. I offered EU's support for their work and expertise in advancing reforms to bring Kosovo closer to joining the Union. #EUbyYourSide

— Dirk Schuebel (@EUAmbKS) November 23, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.