Sulmuesi i Chelseat, Emmanuel Emegha, ka zbuluar se është grabitur pas ndeshjes të së shtunës, në të cilën skuadra londineze pësoi humbje të thellë 4:1 ndaj Leeds Unitedit në Premier League.
Futbollisti ka bërë të ditur se është mirë dhe se fatmirësisht nga incidenti nuk ka pasur persona të lënduar, shkruan Indeksonline
“Fatkeqësisht, pas ndeshjes u grabita. Jam mirë dhe, për fat të mirë, askush nuk u lëndua. Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen”, ka shkruar Emegha.
🚨 𝗡𝗘𝗪: Emmanuel Emegha says he was ROBBED after Chelsea’s 4-1 defeat to Leeds on Saturday.
“Unfortunately after the game I was robbed. I am okay and thankfully no one was hurt. Thanks for the messages of support.” pic.twitter.com/4dNy5QHmr1
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) November 23, 2026
Kjo ndeshje do të mbetet e veçantë për sulmuesin, pasi ai shënoi golin e tij të parë me fanellën e Chelseat në Premier League.
Megjithatë, debutimi i tij me gol në kampionatin anglez u shoqërua me një episod të pakëndshëm jashtë fushës, ndërsa mesazhet e mbështetjes për futbollistin nuk kanë munguar./Indeksonline/

