KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe plagosi me thikë axhën e saj në Gjakovë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe plagosi me thikë axhën e saj në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi, i dyshuar për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor.

Sipas njoftimit të Gjykatës, vendimi është marrë pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 21 nëntor 2026, rreth orës 02:00, në fshatin Lipovec të Gjakovës, në shtëpinë e familjarëve të bashkëshortes së të dyshuarit.

Ai dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar edhe më herët përmes një mesazhi zanor me fjalët: “O ku je, o kom me të myt, po ku je”.

Po ashtu, i dyshuari akuzohet se kishte sulmuar me thikë axhën e bashkëshortes së tij, i cili kishte dalë për të biseduar me të. Sipas Prokurorisë, ai e kishte goditur në fytyrë dhe në dorën e majtë, duke ia prerë gishtin e katërt.

I dëmtuari kishte pësuar lëndime të lehta trupore, të cilat janë evidentuar në raportin mjekësor të Shërbimit të Urgjencës në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë.

Gjykata ka bërë të ditur se gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Masa do të zgjasë një muaj, nga 21 nëntori deri më 21 dhjetor 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.