KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia arreston dy persona në Podujevë, konfiskohen dy armë dhe 17 fishekë

Policia arreston dy persona në Podujevë, konfiskohen dy armë dhe 17 fishekë

Policia e Kosovës gjatë 24-të orëve të fundit në Podujevë ka arrestuar dy persona.

Po ashtu gjatë këtij intervali kohor janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 17 fishekë.

Rastet e raportuara:

Podujevë / 19.11.2026 – 22:00. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 9 copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë 22.11.2026-10:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pushkë gjuetie dhe 8 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.