Kim Kardashian ka publikuar fotografi të reja nga Las Vegas, ku ka pozuar me një veshje të guximshme, të dominuar nga pantallonat e kuqe prej lateksi.
Ylli 46-vjeçar ndau imazhet me 342 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke i shoqëruar me mbishkrimin VEGA$.
E stiluar nga Law Roach, Kim kishte zgjedhur pantallona vintage të krijuara nga John Galliano për koleksionin Dior vjeshtë/dimër 2003, shkruan DailyMail.
Ajo i kombinoi me një bluzë të bardhë të shkurtër, duke plotësuar pamjen me taka të kuqe me rripa.
Në disa fotografi, Kardashian shfaqet me një xhaketë të kuqe lëkure, ndërsa në të tjera ka shtuar një pallto të zezë lëkure, të lidhur në bel me një rrip.
Syzet e zeza të diellit në stilin pilot dhe flokët e gjatë të zinj kompletojnë paraqitjen e saj.
Kohët e fundit, Kim ka bashkëpunuar ngushtë me stilistin Law Roach edhe për dalje të tjera publike.
Ai ishte përgjegjës për fustanin asimetrik në ngjyrë pjeshke nga koleksioni haute couture i Rabanne, që ajo veshi në emisionin “Good Morning America”.
Roach e ndihmoi gjithashtu të siguronte mundësinë për të provuar gjerdanin e famshëm me smeraldë dhe diamante të Elizabeth Taylor, gjatë vizitës së saj në dyqanin Bulgari në Romë. /Telegrafi/

