Diego Simeone vazhdon të shkruajë histori me Atletico Madridin. Trajneri argjentinas ka vendosur një rekord të ri në La Liga, duke u bërë tekniku me më së shumti fitore në historinë e kampionatit spanjoll.
Fitorja e fundit 3:0 ndaj Getafes ishte edhe më e veçantë për Simeonen, i cili ka arritur kuotën e 345 fitoreve në vetëm 567 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Indeksonline
Ky rekord e vendos trajnerin e Atletico Madridit në krye të historisë së La Liga-s për numrin e ndeshjeve të fituara, duke konfirmuar vazhdimësinë dhe suksesin e tij gjatë qëndrimit në krye të skuadrës madrilene.
🚨🇪🇸 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Diego Simeone has broken the record for the MOST wins by a manager in La Liga history! ✅
He has reached 345 victories in just 567 league matches with Atlético Madrid!
A phenomenal achievement. 👏 pic.twitter.com/IzEXppxYZZ
— EuroFoot (@eurofootcom) November 22, 2026
Një tjetër arritje madhështore për Simeonen, i cili vazhdon të lërë gjurmë në futbollin spanjoll dhe në historinë e Atletcio Madridit./Indeksonline/

