KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Liki ‘e godet’ Edita Abazin – e akuzon për përdorim të lëndëve narkotike

Liki ‘e godet’ Edita Abazin – e akuzon për përdorim të lëndëve narkotike

Një përplasje e ashpër ka ndodhur së fundmi mes regjisores Arlinda Morina, e njohur si Liki dhe Edita Abazit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

Gjatë debatit, Liki ka bërë akuza të drejtpërdrejta ndaj Editës, duke pretenduar se ajo konsumon lëndë narkotike.

Deklaratat e saj kanë qenë të forta, ndërsa nuk ka hezituar t’ia thotë pretendimet drejtpërdrejt përballë banoreve të tjera.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ti çdo natë pin bari dhe ma luan këtu të ndershmen, të kam parë duke pirë bari, pse po shitesh”, i është drejtuar Liki, duke vënë në pikëpyetje edhe imazhin që, sipas saj, Edita përpiqet të krijojë brenda shtëpisë.

Më tej, ajo ka pretenduar se Edita kishte kaluar një periudhë relaksi përpara se të hynte në shtëpinë e famshme, duke i lidhur këto deklarata me akuzat e saj.

Për momentin, këto mbeten pretendime të bëra nga Liki gjatë debatit dhe nuk përbëjnë fakte të konfirmuara për Editën.

Derisa po bëhen një muaj që nga nisja e këtij formati, gara veç se po bëhet më e ashpër për banorët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.