KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Prekjet e fundit, gjithçka gati për nesër”, Shkëndija është gati për përballjen me Sileksin

“Prekjet e fundit, gjithçka gati për nesër”, Shkëndija është gati për përballjen me Sileksin

Shkëndija e Tetovës i ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, ku nesër do të përballet me Sileksin.

Kampionët në fuqi e kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, duke konfirmuar se gjithçka është gati për sfidën e radhës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi tetovar ka publikuar fotografi nga stërvitja e fundit, me mesazhin: “Prekjet e fundit, gjithçka gati për nesër”.

Një sinjal i qartë se skuadra është e përqendruar maksimalisht te dueli me Sileksin.

Shkëndija synon ta marrë një rezultat pozitiv dhe të vazhdojë garën për objektivat e saj në kampionat.

Përballja e nesërme pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për skuadrën tetovare, e cila kërkon të tregojë forcën dhe ambiciet e saj deri në fund të sezonit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.