Liverpooli ka triumfuar me rezultat bindës 4-0 ndaj Manchester Unitedit, në derbin e javës në Premier League, duke i shkaktuar kundërshtarit një humbje të rëndë në “Anfield”.
“Reds” e nisën furishëm takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e 10-të me golin e Dominik Szoboszlait. Vetëm tri minuta më vonë, Florian Wirtz dyfishoi epërsinë, duke i dhënë Liverpoolit një avantazh të rëndësishëm që në fillim të ndeshjes, shkruan Indeksonline
“Fundoset” Unitedi, Liverpooli shënon dhe të katërtin
Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan dominimin, ndërsa Rio Ngumoha në minutën e 66-të dhe Victor Munoz në minutën e 82-të vulosën fitoren e thellë 4-0.
Kështu, Liverpooli arkëton tri pikë të rëndësishme në derbin anglez, ndërsa Manchester Unitedi pëson një tjetër goditje në një përballje të madhe të kampionatit./Indeksonline/
Sërish gol, Liverpooli shënon të dytin ndaj “Djajve të Kuq”

