Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian.
Kjo për faktin se, sipas tij, BE tërë kohën bërtet ‘kapeni hajnin’, megjithatë, sipas tij, BE-ja është ajo që tani po bën trysni ndaj Gjykatës Speciale, njëjtë sikur bënte ndaj deputetëve për formimin e së njëjtës, transmeton IndeskOnline.
“Bashkimi Evropian tërë kohën bërtet ‘kapeni hajnin’. Hajni në këtë rast është Bashkimi Evropian, sepse bën trysni mbi Gjykatën Speciale dhe tash thotë mos u merrni me ligjin. Por Bashkimit Evropian kur i interesojke me marrë aprovimin për Gjykatën, ishte po Bashkimi Evropian që i bënte trysni deputetëve bëjeni ligjin, tash mos e bëni ligjin”, u shpreh ai në Info Magazine.
Burimi: indeksonline.net ↗

