KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hajnat thyejnë dhjetëra stane në Bjeshkën e Strellcit, pronarja publikon pamjet nga stani i saj

Hajnat thyejnë dhjetëra stane në Bjeshkën e Strellcit, pronarja publikon pamjet nga stani i saj

Dhjetëra stane në Bjeshkën e Strellcit dyshohet se janë thyer dhe vjedhur gjatë disa netëve radhazi nga persona të panjohur.

Në mesin e pronave të dëmtuara është edhe stani familjar i Jeta Beqirajt, e cila ka bërë të ditur rastin përmes një reagimi në Facebook.

Beqiraj ka treguar se pas kthimit nga angazhimet e saj, është drejtuar në Stacionin Policor në Deçan, ku ka dhënë deklaratë për të nisur procedurat e hetimit dhe parandalimit të rasteve të tilla.

Ajo ka falënderuar kushëririn e saj, Xhafer Gjukaj, për informimin dhe videot, si dhe Policinë në Deçan për efikasitetin dhe profesionalizmin.

Beqiraj ka shprehur shqetësimin edhe për faktin se, sipas saj, asnjëri nga pronarët e tjerë të dëmtuar ende nuk e ka raportuar rastin në polici.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos heshtin përballë këtyre rasteve dhe t’i raportojnë vjedhjet në organet kompetente, në mënyrë që autorët të identifikohen dhe të parandalohen dëmet e tjera. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.