KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

SHSKUK ndan mbi 400 mijë euro për furnizim me materiale për trajtimin e pacientëve me sulm në tru

SHSKUK ndan mbi 400 mijë euro për furnizim me materiale për trajtimin e pacientëve me sulm në tru

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka dhënë kontrata për furnizim me materiale për trajtimin e rasteve të sulmit në tru (stroke), përmes Klinikës së Radiologjisë.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e parashikuar e këtij aktiviteti të prokurimit ishte 985 mijë e 400 euro, shkruan IndeksOnline.

Kontratat janë ndarë në disa lote, ndërsa në mesin e operatorëve ekonomikë përfitues janë “Agani L.t.d” SH.P.K., “AGS Corporation” SH.P.K. dhe N.T.P. “OPHARM”.

Për lotet e para, operatori “Agani L.t.d” ka fituar kontratë në vlerë prej 23 mijë e 976 eurosh, ndërsa “AGS Corporation” ka përfituar disa lote me vlera të ndryshme.

Ndërkaq, kontrata më e madhe e evidentuar në njoftim i është dhënë kompanisë N.T.P. “OPHARM”, në vlerë prej 219 mijë e 150 eurosh, për lotin e 14-të.

Sipas dokumentit, marrëveshjet kanë kohëzgjatje prej 12 muajsh, ndërsa në procedurën e prokurimit janë pranuar pesë tenderë.

Njoftimi për dhënie të kontratës është përgatitur më 19 nëntor 2026./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.