KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi: Budallakia nuk ka skaj, Kurti po e mëson qytetarin të jetojë me varfëri

Gashi: Budallakia nuk ka skaj, Kurti po e mëson qytetarin të jetojë me varfëri

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për dështime në arsim dhe drejtësi, si dhe për mungesë të perspektivës për qytetarët.

Në një reagim në Facebook, Gashi ka thënë se pas gati shtatë vjetësh në pushtet, sipas tij, Kurti vazhdon ta paraqesë varfërinë si kënaqësi, ndërsa largimin e qytetarëve nga vendi si pasojë të pakënaqësisë me fqinjët, transmeton IndeksOnline.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, pushteti i arsyeton problemet në arsim dhe drejtësi duke ia faturuar ato qeverisjeve të mëparshme.

 “Për ata që kanë pak, kur marrin pak, është shumë”, ka cituar ndër të tjera ai.

Sipas tij, kur një qeveri nuk ka çfarë t’u ofrojë qytetarëve, përpiqet t’i bindë ata të kënaqen me atë pak që kanë.

“Budallakia nuk ka skaj!  Pas gati shtatë vjetësh në pushtet, Kurti ende na shet varfërinë si kënaqësi, ikjen e qytetarëve si pakënaqësi me fqinjët, ndërsa dështimet në arsim e drejtësi si probleme të trashëguara. Ky është mentaliteti i një pushteti që nuk synon ta nxjerrë qytetarin nga varfëria, por ta mësojë të jetojë me të. Kur nuk di çfarë t’u ofrosh qytetarëve, fillon t’ua ulësh pritjet!”, ka shkruar Gashi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.