Një pamje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Pejës, ku një numër i madh delesh kanë pushtuar rrugët dhe hapësirat publike të qytetit.
Siç shihet edhe në pamjet e IndeksOnline, tufa e deleve ka lëvizur mes veturave dhe nëpër rrethrrotullim, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve.
Peja, kësaj radhe, është bërë lajm për një pamje krejt ndryshe nga përditshmëria urbane!
Burimi: indeksonline.net ↗

