KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dramë në Suharekë, Ballkani shënon tri herë në fund për ta mposhtur Gjilanin

Dramë në Suharekë, Ballkani shënon tri herë në fund për ta mposhtur Gjilanin

Ballkani ka marrë një fitore të rëndësishme në derbin e javës së 14-të në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 3-1, pas një përmbysjeje spektakolare në minutat e fundit.

Pavarësisht se të dyja skuadrat kërkuan golin gjatë pjesës së parë, rrjetat mbetën të paprekura dhe 45 minutat e para u mbyllën me rezultat 0-0.

Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 73-të. Pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari akordoi penallti për mysafirët, ndërsa nga pika e bardhë i saktë u tregua Armend Thaqi për 1-0.

Megjithatë, Ballkani reagoi shpejt dhe vetëm pesë minuta më vonë arriti ta barazojë rezultatin. Albin Berisha realizoi për 1-1, pas asistimit të Diar Nikqit.

Situata u vështirësua edhe më shumë për Gjilanin në minutën e 87-të, kur Arbër Potoku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Ballkani e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe në minutën e 89-të realizoi golin e përmbysjes. Diar Nikqi u shfaq në momentin vendimtar për ta dërguar topin në rrjetë dhe për ta bërë rezultatin 2-1.

Fitoren e vendasve e vulosi Abou Dosso, i cili shënoi në minutën e 90+4-t për rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore, Ballkani dhe Gjilani kanë nga 22 pikë dhe renditen në pozitat e katërt dhe të pestë në tabelën e Superligës së Kosovës. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.