KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Spiropali reagon pas zhvillimeve në PS: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë

Spiropali reagon pas zhvillimeve në PS: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, pas zhvillimeve të fundit politike në Partinë Socialiste, duke thënë se nuk pendohet dhe nuk pret mëshirë nga askush.

Me titullin “Sikur çoç më ndodhi”, Spiropali u është përgjigjur atyre që, sipas saj, janë habitur nga ajo që ka ndodhur me të, duke theksuar se situata nuk i bën përshtypje.

“U duket sikur ma prenë kokën. Dhe mund të jetë e vërtetë. Por s’më bën asnjë përshtypje. Jam si ato qëniet mitologjike që po më preve 1 kokë, më dalin 7 të tjera”, ka shkruar ajo.

Spiropali ka theksuar se nuk do të pendohet dhe as të gjunjëzohet, ndërsa ka thënë se për të nuk ekziston mëshira, por drejtësia.

Në postimin e saj, ajo ka përdorur edhe krahasime me figura historike dhe mitologjike, duke iu referuar Perandoreshës së Kinës dhe Kleopatrës, për të përshkruar qëndrimin e saj përballë situatës.

Ish-ministrja ka shkruar se nuk merret me gazetat, portalet dhe televizionet që, sipas saj, kërcënojnë, shpifin apo thurin intriga, por se kohën e kalon duke lexuar libra.

Ajo ka folur edhe për lidhjen e saj me jetën jashtë politikës, duke përmendur ushqimet tradicionale shqiptare, si byrekun me spinaq apo hithra në fshatrat e Kelmendit, Zadrimës, Kolonjës dhe Labërisë.

Në pjesën tjetër të reagimit, Spiropali ka përdorur një gjuhë të fortë për të përshkruar karakterin dhe qëndrimet e saj, duke thënë se është këmbëngulëse për atë që e konsideron të drejtë dhe se nuk frikësohet nga humbja e pozitës apo e pushtetit.

Ajo ka kritikuar gjithashtu personat që i cilëson si “hajdutë dhe manipulues”, të cilët, sipas saj, paraqiten si liberalë, kozmopolitë dhe europianë, por në të vërtetë janë tiranë.

Në fund të postimit, Spiropali ka theksuar se ndien përgjegjësi dhe dashuri për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, duke thënë se nuk ka vetëm një zemër, por dhjetë milionë zemra që ua fal shqiptarëve.

“Kjo jam unë. Të tjerat janë llafe kafaneje”, ka përfunduar ajo reagimin, duke iu referuar sërish atyre që janë habitur nga ajo që ka ndodhur me të në një mbledhje.. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.