KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bruno: “Po të doja më shumë para, nuk do të isha te United”

Bruno: “Po të doja më shumë para, nuk do të isha te United”

Mesfushori dhe kapiteni i Manchester United-it, Bruno Fernandes, ka dhënë një intervistë të hapur për Sky, ku ka sqaruar situatën rreth kontratës së tij, zërat për kërkesa financiare, ambiciet me klubin dhe punën me trajnerin Mauricio Pochettino.

Fernandes bëri të ditur se klubi i ka ofruar një kontratë të re, gjë që sipas tij tregon dëshirën e drejtuesve pwr ta mbajtur në skuadër, por theksoi se aktualisht nuk ka bisedime aktive.

“Man United më ofroi një kontratë të re, ndaj mendoj se, nga ana e tyre, kjo tregon se ata duan që unë të qëndroj. Por nuk ka negociata në zhvillim”.

Ai shpjegoi se bisedimet e mëparshme janë lënë anash për shkak të gjendjes së ekipit dhe prioriteteve momentale shkruan Indeks Online.

“Folëm për kontratën në fund të sezonit të kaluar, diskutuam sërish në fillim të këtij sezoni, por duke marrë parasysh situatën e ekipit dhe të klubit, e lashë këtë mënjanë. Nuk mendoj se është momenti i duhur as për mua, as për klubin për të folur për negociata, sepse gjëja më e rëndësishme tani është që klubi t’i kthehet fitoreve”.

Portugezi hodhi poshtë pretendimet se ka kërkuar rritje page apo zgjatje të kontratës, duke nënvizuar se motivimi i tij nuk është financiar.

“Nuk ka negociata, por kam dëgjuar njerëz të thonë se unë kam kërkuar më shumë para apo më shumë vite kontratë. Po të doja më shumë para, nuk do të isha këtu. Kisha mundësi të shkoja diku tjetër ku do të fitoja shumë më tepër sesa te Manchester United. Do të mund të isha në një vend shumë më të ngrohtë se Mançesteri!”.

Duke folur për synimet e skuadrës, Bruno Fernandes u shpreh i vendosur se nuk kënaqet me objektiva të moderuar, por synon trofetë më të mëdhenj.

“Qëllimi im do të jetë gjithmonë të fitoj Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve me klubin ku ndodhem. Nuk do të them kurrë: objektivi ynë për momentin duhet të jetë të renditemi mes katër më të mirave. Jo, jo… unë jam këtu për të provuar të fitoj!”.

Mesfushori foli gjithashtu për qasjen e Mauricio Pochettino-s në dhomën e zhveshjes dhe kërkesat e tij ndaj lojtarëve.

“Ai është dikush që pëlqen të sjellë një energji shumë të mirë në ekip; është një person shumë pozitiv, shumë i fortë dhe i rreptë. Ai e bëri të qartë që në fillim se nuk do të na lejojë të mos i ofrojmë atë që ai kërkon nga skuadra dhe nga çdo lojtar”.

“Ai dëshiron jashtëzakonisht shumë që klubi të ketë sukses, dëshiron të fitojë ndeshje; kjo është mjaft e qartë dhe e dukshme nga mënyra se si ai dhe stafi i tij flasin, si dhe nga dëshira e tyre që ne të përmirësohemi” u përgjigj Fernandes për mediumin “Sky”./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.