Edon Zhegrova do të jetë titullar në ndeshjen e Juventusit ndaj Venezias, duke regjistruar kështu paraqitjen e tij të parë nga minuta e parë me fanellën e bardhezinjve këtë sezon.
Trajneri Luciano Spalletti ka vendosur t’i besojë futbollistit kosovar në formacionin startues, në një përballje ku Juventusi synon të marrë rezultat pozitiv.
Për Zhegrovën, ky është një moment i rëndësishëm, pasi deri më tani nuk kishte arritur të siguronte një vend në 11-shen e parë të skuadrës torineze gjatë këtij edicioni.
telegrafi.com
Futbollisti i Kosovës do të luajë në fazën ofensive, në krah të Alajbegovic, pas sulmuesit Kolo Muani. Shpejtësia, driblimet dhe aftësia e tij për të krijuar raste për bashkëlojtarët janë cilësi që Spalletti mund t’i shfrytëzojë në këtë takim.
Zhegrova kishte pasur probleme fizike javën e kaluar, kur ishte larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të disa shqetësimeve muskulore. Si pasojë e tyre, ai nuk kishte udhëtuar me ekipin drejt Irlandës për ndeshjen e Kosovës.
Tashmë, pasi ka lënë pas ato shqetësime, Zhegrova është rikthyer në dispozicion të plotë dhe merr një mundësi të rëndësishme nga trajneri Spalletti.
Ky start mund të jetë një hap i rëndësishëm për kosovarin në përpjekjen për të fituar më shumë hapësirë dhe minuta në skuadrën e Juventusit.
Për Zhegrovën, sfida ndaj Venezias është gjithashtu një mundësi për të dëshmuar se mund të jetë një alternativë e rëndësishme në repartin ofensiv të bardhezinjve dhe për ta shfrytëzuar besimin e marrë nga minuta e parë. /Telegrafi/

