Ragip dhe Taina Musliu, vëlla e motër rrëfyen për jetën dhe talentet e tyre, në emisionin "Weekend" në Klan Kosova.
Ragipi, ka thënë se trashëguar emrin nga gjyshi i tij, i cili është viktimë e Masakrës së Studimes të 2 majit 1999. Ai tregon se në përvjetorin e masakrës së 2 majit, ka recituar një poezi në Studime të Vushtrrisë, pranë varrit të gjyshit të tij.
“Më ka ardhë pak rënë se kam fol për dëshmorë, kam fol për luftë, ama e arriva”, shprehet ai.
Ndërsa, motra Taina ka pasion shkrimin, duke treguar se inspirimi për të shkruar libra i erdhi nga natyra.
Edhe Taina shkruan për ngjarjen e 2 Majit në librin e saj “Në çdo fletë, një botë”, duke lexuar disa prej vargjeve.
“2 Maji është nga ato ditë që na kujton dhimbjen, sakrificën dhe çmimin e lirisë. Me datën 2 maj në fshatin Studime, barbarët serbë morën shumë jetë”, shprehet ajo.
Ragipi dhe Taina kanë humbur gjyshin dhe axhën e tyre në masakrën e Studimes në 2 maj të vitit 1999, nga forcat ushtarake serbe.

