KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pochettino debuton në “Anfield”, Manchester United kërkon ringjalljen ndaj Liverpoolit

Pochettino debuton në “Anfield”, Manchester United kërkon ringjalljen ndaj Liverpoolit

Një nga përballjet më të mëdha të futbollit anglez zhvillohet sonte, kur Liverpooli pret Manchester Unitedin në “Anfield”, në kuadër të Premier League.

Ndeshja nis në orën 17:30, ndërsa vëmendja e madhe do të jetë te Mauricio Pochettino, i cili do ta drejtojë Manchester Unitedin për herë të parë, pas emërimit në krye të skuadrës gjatë pushimit ndërkombëtar.

Argjentinasi ka shumë pak kohë për t’u përgatitur me ekipin, por debutimi i tij vjen në një sfidë të madhe, ndaj rivalit historik Liverpool, në një moment kur “Djajtë e Kuq” kanë nevojë urgjente për pikë.

Liverpooli synon të qëndrojë në garën për pozitat e larta, ndërsa Manchester Unitedi po përpiqet të dalë nga zona e rrezikut shkruan Indeks Online.

Unitedi ka regjistruar vetëm një fitore në kampionat deri më tani, ndërsa seria e rezultateve negative dhe mungesa e stabilitetit defensiv kanë bërë që klubi të ndryshojë trajnerin.

Liverpooli, megjithëse renditet dukshëm më lart, nuk ka qenë bindës në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi këtë sezon, çka e bën përballjen edhe më interesante.

Manchester Unitedi pritet të ketë disa mungesa të rëndësishme. Jashtë për këtë takim janë Manuel Ugarte, Benjamin Šeško dhe Carlos Baleba, ndërsa Marcus Rashford, Luke Shaw dhe Harry Maguire kanë pasur probleme fizike dhe gjendja e tyre është vlerësuar deri në prag të ndeshjes.

Lisandro Martínez rikthehet pas pezullimit dhe është në dispozicion të Pochettinos.

Te Liverpooli, Hugo Ekitike dhe Giovanni Leoni janë jashtë, ndërsa Jeremie Frimpong dhe Ryan Gravenberch janë rikthyer në stërvitje dhe mund të jenë në dispozicion. Virgil van Dijk është konfirmuar i gatshëm, sikurse edhe Dominik Szoboszlai.

Pochettino do të ketë përballë një nga rivalët më të mëdhenj të Manchester Unitedit dhe një stadium ku presioni pritet të jetë maksimal. Trajneri argjentinas ka pasur vetëm disa ditë për të punuar me skuadrën, pas përfundimit të angazhimeve me përfaqësuesen e SHBA-së.

Për Unitedin, kjo ndeshje mund të jetë një pikë kthese e sezonit. Një rezultat pozitiv në Anfield do të mund t’i jepte skuadrës besim të ri, ndërsa një humbje do ta thellonte krizën dhe presionin mbi klubin.

Liverpooli, në anën tjetër, synon ta shfrytëzojë faktorin vendas dhe të mos lejojë rivalin e përjetshëm të marrë pikë në një moment kaq të rëndësishëm./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.