KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Carlos Espí bëhet lojtari i parë në LaLiga me tre gola të parë vendimtarë nga minuta 85’ e tutje

Carlos Espí bëhet lojtari i parë në LaLiga me tre gola të parë vendimtarë nga minuta 85’ e tutje

Sulmuesi Carlos Espí ka hyrë në historinë e LaLigës pasi është bërë lojtari i parë në kampionatin elitar spanjoll që i shënon tre golat e tij të parë për një ekip nga minuta e 85-të e tutje, duke i dhënë të gjitha herët fitoren skuadrës së tij, sipas të dhënave të publikuara nga @LaLigaenDirecto.

Seria e jashtëzakonshme e Espít u kurorëzua pikërisht sot në fitoren me përmbysje 2:1 të Real Madridit ndaj Celta Vigos, ku ai u aktivizua në minutën e 79-të në vend të Eduardo Camavingës dhe shënoi golin e përmbysjes në minutën e 85-të.

Goli i shënuar sot ndaj Celta Vigos jo vetëm që vulosi kthesën e madhe të Real Madridit pasi skuadra ishte në disavantazh 0:1 dhe humbi një penallti me Kylian Mbappé-n, por edhe konfirmoi instinktin e tij vendimtar në minutat e fundit.

Çdo herë që Carlos Espí ka gjetur rrjetën në fillim të rrugëtimit të tij të golave për një ekip në LaLiga, e ka bërë pas minutës së 85-të dhe me peshë të drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtar./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.