KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arsenali ndalet nga Newcastle pas 16 fitoreve radhazi

Arsenali ndalet nga Newcastle pas 16 fitoreve radhazi

Arsenali ka barazuar 2-2 në udhëtim ndaj Newcastle United, të shtunë në një ndeshje dramatike të zhvilluar në kuadër të Premierligës angleze.

Londinezët e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e parë të golave përmes Eberechi Ezes, i cili realizoi pas një asistimi të bukur nga Kai Havertz.

Newcastle pati vështirësi gjatë pjesës së parë, por reagoi fuqishëm pas pushimit. Harvey Barnes barazoi shifrat në minutën e 49-të, pas një aksioni të nisur nga William Osula.

Vendasit vazhduan presionin dhe në minutën e 75-të arritën ta përmbysnin rezultatin. Malick Thiaw shënoi me kokë, pas një situate të krijuar nga goditja nga këndi, duke e kaluar Newcastle në epërsi 2-1.

Megjithatë, Arsenali nuk u dorëzua dhe arriti të shmangte humbjen. Noni Madueke përfitoi nga një gabim i portierit Lukas Hornicek, duke realizuar për 2-2 dhe duke i siguruar skuadrës së Mikel Artetës një pikë.

Ky barazim i dha fund serisë prej 16 fitoresh radhazi të Arsenalit në Premierligë në ndeshjet ku kishte shënuar golin e parë.

Arsenali mbetet në garën për kreun e tabelës, ndërsa Newcastle mund të pendohet për rastin e humbur për të marrë një fitore të rëndësishme para tifozëve të vet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.