KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Edhe nëse Trump dhe Putin janë miq”, Zelensky del me një kërkesë të qartë për sigurinë e Ukrainës

“Edhe nëse Trump dhe Putin janë miq”, Zelensky del me një kërkesë të qartë për sigurinë e Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina kërkon garanci afatgjata të sigurisë, të cilat nuk duhet të varen nga marrëdhëniet personale mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Në një postim në X, Zelensky bëri të ditur se çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është diskutuar gjatë takimit të vendeve të ashtuquajtura “Koalicioni i Vullnetarëve”.

Sipas tij, aleatët e kuptojnë se anëtarësimi në NATO do të ishte garancia më e qartë dhe më e fuqishme për sigurinë e Ukrainës.

“Aleatët e kuptojnë se garancia më e qartë e sigurisë për Ukrainën është anëtarësimi në NATO. Dhe mënyra më e qartë për ta forcuar NATO-n është pranimi i Ukrainës. Kjo është në interes të të dyja palëve”, deklaroi Zelensky.

Presidenti ukrainas theksoi se ende nuk është e qartë se si vendi i tij mund të sigurojë garanci të ngjashme me ato të Nenit 5 të NATO-s, i cili parashikon mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare.

Megjithatë, ai insistoi se këto garanci duhet të jenë të qëndrueshme dhe të vlejnë edhe pas përfundimit të mandatit presidencial të Donald Trumpit.

“Duhet t’i garantojmë Ukrainës, qytetarëve tanë dhe gjithë Evropës se garancitë e sigurisë do të jenë të forta jo vetëm gjatë këtyre dy viteve sa Trump do të jetë president i SHBA-së, por edhe më pas”, tha ai.

“Ne nuk po luftojmë për ta mbrojtur vendin tonë vetëm për dy vjet. Na duhen garanci sigurie jo për dy vjet, por përgjithmonë”, shtoi Zelensky.

Ai iu referua gjithashtu takimit të fundit mes Trumpit dhe Putinit, duke komentuar marrëdhëniet mes dy liderëve.

“Edhe nëse Putini dhe Trumpi janë miq, ideja se Putini mund të përmbahet nga një agresion i ri vetëm për dy vjet nuk funksionon për ne”, deklaroi presidenti ukrainas.

“Kjo nuk është paqe e qëndrueshme. Është vetëm një pauzë dyvjeçare”, theksoi ai.

Zelensky ritheksoi se Ukraina synon një marrëveshje që garanton sigurinë e saj për një periudhë afatgjatë, duke shmangur mundësinë që Rusia të ndërmarrë një agresion të ri pas një armëpushimi të përkohshëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.