KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

BE-ja synon të pajisë nxënësit me certifikata për njohuritë mbi inteligjencën artificiale

BE-ja synon të pajisë nxënësit me certifikata për njohuritë mbi inteligjencën artificiale

Bashkimi Evropian planifikon të prezantojë një certifikatë për njohuritë mbi inteligjencën artificiale (IA) për nxënësit e shkollave, me synimin për t’i ndihmuar ata të përballen me ndikimin e teknologjisë që po zhvillohet me shpejtësi në arsim, sipas “Euronews”.

“Ky program do t’i ndihmojë nxënësit e vegjël të kuptojnë se si funksionon inteligjenca artificiale, të verifikojnë informacionin që ajo u jep, të dallojnë manipulimin dhe të dinë kur duhet të shkëputen prej saj”, deklaroi zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Roxana Minzatu.

Sipas Komisionit Evropian, certifikata e re synohet të nisë për nxënësit 15-vjeçarë gjatë vitit shkollor 2027-2028. Nisma vjen në një kohë kur mësuesit dhe nxënësit në mbarë botën po përballen me sfidat që sjell përdorimi i inteligjencës artificiale në shkolla.

Nisur nga rënia e vazhdueshme e aftësive bazë, ku sipas të dhënave të fundit të PISA-s për vitin 2025, rreth një në tre nxënës 15-vjeçarë në BE nuk arrin nivelin e kërkuar në lexim dhe matematikë, Brukseli synon të shfrytëzojë inteligjencën artificiale për të përmirësuar procesin mësimor.

Edhe pse BE-ja nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë mbi politikat arsimore të shteteve anëtare, ajo mbështet nismat për përdorimin e sigurt të inteligjencës artificiale në edukimin e fëmijëve. Paralelisht, Komisioni po shtyn përpara masa ligjore për të kufizuar aksesin e adoleshentëve të rinj në rrjetet sociale.

Minzatu theksoi se këto dy nisma nuk bien ndesh me njëra-tjetrën, pasi IA mund të përmirësojë mësimdhënien përmes tutorimit dhe të nxënit të personalizuar, pa u lidhur me algoritmet që krijojnë varësi nga platformat sociale. /atsh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.