KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mesazh emocionues nga djali i Jakup Krasniqit pas kthimit të babait në Hagë

Mesazh emocionues nga djali i Jakup Krasniqit pas kthimit të babait në Hagë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes së tij në momentet e vështira.

Përmes një postimi në Facebook, djali i Jakup Krasniqit ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj familjes, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me vizitën e babait të tij në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Në mesazhin e tij, Krasniqi ka shprehur falënderim të veçantë për mbështetjen që familja ka marrë gjatë këtyre ditëve, ndërsa postimit ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi të nënës së tij.

“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë.”, ka shkruar ai.

Jakup Krasniqi qëndroi për katër ditë në Kosovë, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë ia miratuan vizitën për arsye humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij. Të shtunën, ai u largua nga shtëpia në Prishtinë për t’u kthyer në Hagë./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.