KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Malisheva fiton me rikthim ndaj Dukagjinit

Malisheva fiton me rikthim ndaj Dukagjinit

Malisheva ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Kastriot Rexhës është rikthyer të fitorja pas një barazimi dhe një humbjeje, duke mposhtur ekipin e Armend Dallkut dhe duke ia thelluar krizën prej pesë ndeshjeve pa fitore.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me vetëm mysafirët që arritën ta gjejnë rrugën e rrjetës.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 17-të me anë të Dienit Isufit, i cili shënoi për 0-1, me golin që fillimisht iu anulua dhe pastaj iu pranua pas rishikimit të VAR-it.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë duke arritur të kthehen në lojë dhe të rikthejnë rezultatin, kjo edhe për shkak të një lojtari më shumë në fushë, pasi Egzon Sinani (83’) u largua nga loja me të kuq.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të me anë të Kreshnik Ukës, i cili shënoi për barazimin 1-1, ndërsa kapiteni Dreni Kryeziu (84’) u tregua i saktë për golin e fitores 2-1.

Pas kësaj fitore, Malisheva e sheh veten në pozitën e dytë me 30 pikë apo pesë më pak se Prishtina lidere, ndërsa Dukagjini mbetet i gjashti me 18 pikë.

Në ndeshjen e radhës, malishevasit e presin Llapin, ndërsa klinasit janë nikoqir të Ballkanit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.