KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Historike për Shqipërinë, Lara Colturi fiton medaljen e artë në Kupën e Botës në skijim

Historike për Shqipërinë, Lara Colturi fiton medaljen e artë në Kupën e Botës në skijim

Skitarja italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, ka shkruar historinë duke regjistruar fitoren e parë për Shqipërinë në Kupën e Botës në skijim alpin.

20-vjeçarja triumfoi të shtunën në disiplinën e sllallomit, në garën e zhvilluar në Gurgl të Austrisë, duke lënë pas konkurrente të njohura të skijimit botëror.

Colturi përfundoi dy lëshimet me kohën e përgjithshme prej 1 minute, 45 sekondash e 47 të qindtash, duke siguruar vendin e parë në podium.

Në pozitën e dytë u rendit suedezja Sara Hector, me 27 të qindtat e sekondës vonesë, ndërsa vendin e tretë e zuri bashkëkombësja e saj, Anna Swenn Larsson, me 30 të qindtat prapa fitueses.

Ky triumf është historik për sportin shqiptar, pasi për herë të parë një sportiste që përfaqëson Shqipërinë fiton një garë të Kupës së Botës në skijim alpin.

Colturi e kishte nisur shkëlqyeshëm sezonin 2026/27, duke u renditur e dyta në dy garat e para, ndërsa në Gurgl arriti të ngjitej në shkallën më të lartë të podiumit.

Me këtë fitore, 20-vjeçarja konfirmon formën e saj të jashtëzakonshme dhe vazhdon të shkruajë historinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të skijimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.