Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda në vazhdën e luftës kundër narkotikëve, pas zbatim të masave të veçanta hetimore ka kryer bastisje në disa lokacione me ç’rast ka ndaluar 4 persona dhe atë, S.M, F.B, N.I dhe GJ.S për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 i KPRK-së”.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se me rastin e realizimit kontrolleve në lokacionet e ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar, substancë e dyshuar narkotike dhe atë 15.443 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 1.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit hashash (çokollatë).
Po ashtu janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri, 62 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 4 telefona, si dhe të holla në shumën e përgjithshme prej mbi 9 mijë euro.
Prokurori i shtetit i ka parashtruar gjykatës kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, me qëllim të sigurimit të pranisë të njëjtëve në procedurë penale, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

