Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 94 mijë e 598 euro e 24 centë për mirëmbajtjen preventive dhe remontin e furnizuesve të thëngjillit në blloqet A3, A4 dhe A5 të Termocentralit Kosova A.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, punët do të kryhen nga kompania “Monting Energjetika” SH.P.K., me seli në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte 120 mijë euro, ndërsa ajo është nënshkruar për 94,598.24 euro, që është edhe oferta me çmimin më të ulët.
Në procedurën e prokurimit kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë dhe që të dy tenderët janë vlerësuar si të përgjegjshëm.
Kontrata është nënshkruar më 19 nëntor 2026 dhe ka të bëjë me mirëmbajtjen e pajisjeve rrotulluese të kaldajave, të cilat funksionojnë 24 orë në ditë dhe janë pjesë vitale e operimit të blloqeve. Sipas dokumentit, secili bllok ka nga tetë furnizues të thëngjillit./IndeksOnline/

