Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), respektivisht Komisioni i Garave, ka njoftuar klubet dhe opinionin sportiv se tërheqja e shortit për fazën e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës do të zhvillohet të premten e ardhshme, më 27 nëntor, transmeton IndeksOnline.
Ceremonia e hedhjes së shortit do të mbahet me fillim nga ora 14:00, në selinë e FFK-së në Prishtinë.
Në këtë fazë të garës marrin pjesë skuadrat e Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë, ndërsa ekipet që arrijnë fitore në këto përballje sigurojnë kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.
Burimi: indeksonline.net ↗

