KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndryshon plani i largimit të Jakup Krasniqit, sot pritet të niset më herët nga shtëpia në Velani

Ndryshon plani i largimit të Jakup Krasniqit, sot pritet të niset më herët nga shtëpia në Velani

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi, pritet të përfundojë të shtunën vizitën humanitare në Kosovë, pas katër ditësh të kaluara pranë familjes së tij në Prishtinë.

Megjithatë, agjenda e largimit të tij nga Kosova ka pësuar ndryshime.

Sipas raportimit të Klan Kosovës, Krasniqi pritet të largohet nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës në orën 12:00.

Ky orar ndryshon nga plani i raportuar paraprakisht, sipas të cilit ai do të qëndronte me familjarët e ngushtë deri në orën 14:00, për t’u nisur më pas drejtpërdrejt drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Fluturimi i tij për në Hagë ishte paralajmëruar për në orën 15:00.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.