KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku përkujton Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e vdekjes: Kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm

Abdixhiku përkujton Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e vdekjes: Kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar veprimtarin, atdhetarin dhe intelektualin e shquar, Xhavit Ahmeti, në 30-vjetorin e vdekjes së tij tragjike.

Përmes një mesazhi përkujtimor, Abdixhiku ka vlerësuar lart kontributin e Ahmetit në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke theksuar angazhimin e tij politik, arsimor dhe kombëtar.

Ahmeti ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj, fillimisht si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më pas si këshilltar për arsim i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Kontribut të veçantë ai dha edhe në fushën e arsimit, duke qenë njëri ndër organizatorët e sistemit të pavarur arsimor në Kosovë. Ai ishte profesor i Kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në zgjedhjet e para presidenciale dhe parlamentare u zgjodh deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Xhavit Ahmeti ndërroi jetë më 21 nëntor 1996, në një aksident tragjik gjatë një udhëtimi zyrtar drejt Beogradit.

Në mesazhin e tij, Abdixhiku ka theksuar se përkushtimi ndaj çështjes kombëtare, angazhimi politik dhe kontributi intelektual i Ahmetit kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

“Vepra, ideali dhe kontributi i prof. Xhavit Ahmetit do të mbeten përherë pjesë e kujtesës sonë kolektive. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka shkruar Abdixhiku.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.