Një person është gjetur pa shenja jete sot në mëngjes në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e tij, e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast si “Hetim i vdekjes”.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

