KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rummenigge e paralajmëron për Musialën: Do ta ketë të vështirë të rikthehet në nivelin e dikurshëm

Rummenigge e paralajmëron për Musialën: Do ta ketë të vështirë të rikthehet në nivelin e dikurshëm

Karl-Heinz Rummenigge ka shprehur shqetësimin e tij për të ardhmen e Jamal Musialës te Bayern Munich, duke pranuar se futbollistit gjerman mund t’i jetë e vështirë të rikthehet në nivelin e tij më të mirë.

Musiala u rikthye në fushë pas dy muajsh mungesë, duke luajtur rreth 20 minutat e fundit në barazimin 1-1 ndaj Kolnit.

Megjithatë, problemi neurologjik nga i cili vuan vazhdon të ngrejë pikëpyetje për të ardhmen e tij sportive.

"Nuk mendoj se mund ta vlerësosh siç duhet një futbollist duke u bazuar në 20 minuta. Por, ajo që dimë fatkeqësisht na bën të mendojmë se do ta ketë të vështirë të rikthehet në nivelin që e ka treguar shumë herë në këtë stadium", deklaroi Rummenigge.

Ai nuk e përjashtoi as mundësinë e rishikimit të kontratës dhe uljes së pagës së futbollistit.

"Duhet të bisedojmë me familjen e tij, me vetë lojtarin dhe me agjencinë, sepse në këto rrethana shumat aktuale nuk janë më të arsyeshme financiarisht", theksoi drejtuesi i Bayern Munichut. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.