Është publikuar lista më e fundit me 50 futbollistët më të vlefshëm në botë, ku kreu mbahet nga ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, me vlerë prej 250 milionë eurosh.
Në vendin e dytë renditet Michael Olise me 211.1 milionë euro, ndërsa podiumin e plotëson një tjetër talent i Barcelonës, Pau Cubarsi, i vlerësuar me 200 milionë euro.
Pas tyre vijnë Erling Haaland në pozitën e katërt me 176.1 milionë euro dhe Kylian Mbappe në vendin e pestë me 171.6 milionë euro, transmeton IndeksOnline.
Brenda dhjetëshes më të mirë gjejnë vend edhe Desire Doue (167.9 mln €), Rayan Cherki (157.5 mln €), Jude Bellingham (153.0 mln €), Arda Guler (144.7 mln €) dhe Elliot Anderson (141.7 mln €).
Lista vazhdon me emra të njohur si Declan Rice (134.3 mln €), Florian Wirtz (130.4 mln €), Harry Kane (128.6 mln €), Ousmane Dembele (124.6 mln €), Pedri (124.1 mln €) dhe Bukayo Saka (121.8 mln €), ndërsa në fund të top-50-shit mbyll Viktor Gyokeres me vlerë 92.1 milionë euro.
Top 10 futbollistët më të vlefshëm në botë:
- Lamine Yamal – 250.0 mln €
- Michael Olise – 211.1 mln €
- Pau Cubarsi – 200.0 mln €
- Erling Haaland – 176.1 mln €
- Kylian Mbappe – 171.6 mln €
- Desire Doue – 167.9 mln €
- Rayan Cherki – 157.5 mln €
- Jude Bellingham – 153.0 mln €
- Arda Guler – 144.7 mln €
- Elliot Anderson – 141.7 mln €

