KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Goditje e rëndë për Bayernin, Harry Kane do të mungojë për disa muaj!

Goditje e rëndë për Bayernin, Harry Kane do të mungojë për disa muaj!

Bayern Munich e ka marrë një lajm shumë të keq pas barazimit 1-1 ndaj Kolnit.

Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka pësuar një lëndim serioz në kyçin e këmbës së majtë dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.

Kane u detyrua të largohej nga loja në minutën e 20-të, pasi pësoi një ndërhyrje nga Joel Schmied, në momentin kur po tentonte të arrinte një harkim të Michael Olises.

Sulmuesi provoi të vazhdonte lojën, por dhimbjet ishin të mëdha dhe stafi mjekësor vendosi ta zëvendësonte.

Ekzaminimet konfirmuan një këputje të ligamentit sindesmoz në kyçin e këmbës së majtë.

Sipas raportimeve, mungesa e tij mund të zgjasë tre deri në katër muaj, ndërsa drejtuesit e klubit po diskutojnë nëse do të jetë i nevojshëm intervenimi kirurgjik.

Lëndimi i Kane është një goditje e madhe për Vincent Kompanyn, i cili tashmë ka probleme të shumta me mungesa.

Në ndeshjen ndaj Kolnit u lëndua edhe Michael Olise, ndërsa jashtë ekipit janë gjithashtu Luis Diaz, Serge Gnabry, Ismael Saibari, Alphonso Davies dhe Manuel Neuer. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.