Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furnizimit në Gërqinë dhe Damjan nuk rekomandohet të përdoret për pije, pasi analizat e mostrave kanë evidentuar turbullirë mbi kufijtë e lejuar për konsum.
Përmes një njoftimi, KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se në Gërqinë është evidentuar edhe një problem tjetër, pasi ndërprerjet e herëpashershme të energjisë elektrike kanë ndikuar në stabilitetin e procesit të dezinfektimit të ujit në rezervuar.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve në këto dy zona që të mos e përdorin ujin për pije deri në stabilizimin e plotë të gjendjes dhe publikimin e një njoftimi të ri.
Ndërkohë, ekipet e ujësjellësit janë në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht cilësinë e ujit, me qëllim të rikthimit të furnizimit të rregullt sa më shpejt të jetë e mundur.
Postimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se pas monitorimit të sotëm të cilësisë së ujit dhe analizës së mostrave, në zonat e furnizimit Gërqinë dhe Damjan është vërejtur rritje e turbullirës së ujit jashtë standardeve të lejuara për konsum.
Po ashtu, në Gërqinë, për shkak të ndërprerjeve të kohëpaskohshme të energjisë elektrike, procesi i dezinfektimit të ujit në rezervuar nuk është stabil.
Prandaj, rekomandohet që uji të mos përdoret për pije deri në stabilizimin e plotë të gjendjes dhe njoftimin e radhës.
Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht cilësinë e ujit për të rikthyer furnizimin e rregullt sa më shpejt të jetë e mundur.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!
KRU “Gjakova” Sh.A.

