KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ibrahimi: Për Albin Kurtin, kryetarët e komunave kanë politikë antishtetërore, janë dembelë dhe vjedhin

Ibrahimi: Për Albin Kurtin, kryetarët e komunave kanë politikë antishtetërore, janë dembelë dhe vjedhin

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në EURO n’T7 ka thënë se është viti i pestë që kryeministri Albin Kurti i përçmon komunat, qoftë me ndarje buxhetore, qoftë me deklarata nga më të ndryshmet, duke i quajtur kryetarët e komunave edhe dembelë dhe njerëz që vjedhin.

Ibrahimi nuk është pajtuar me faktin se shumë komuna, megjithatë, nuk po arrijnë t’i shpenzojnë të gjitha mjetet për investime kapitale, edhe përkundër ankesave të shumta të tyre se Qeveria po i dëmton duke mos financuar projekte kapitale për to.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Komunave, komunave po u prishen planet investive nga përmbarimet e shumta, si pasojë e pagesave për kontratat kolektive.

“Kur ta prish strukturën buxhetore, nuk ki shanca me i shpenzu mjetet financiare për investime kapitale. Nëse një komunë e ka paraparë një projekt, për shembull, me asfaltu një rrugë prej pikës A në pikën B dhe i ka parapa një milion euro. Pastaj, nëse përmbaruesit kanë ekzekutuar një vendim gjyqësor dhe atë vijë buxhetore, pra të projektit të asfaltimit, ia kanë marrë 600 mijë euro, atëherë është e pamundshme me zbatu investimin kapital në tërësi, sepse nuk ka mjete të mjaftueshme. Vetëm këtë vit komunave iu kanë marrë me vendime gjyqësore mbi 100 milionë euro, edhe vitin e kaluar njëjtë, pra normal që të prishet struktura buxhetore dhe ato para të teprojnë”, ka thënë Ibrahimi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.