KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rasti i Arlinda Zekajt, Ramadani: Kurti nuk i shkarkoi ministrat nga frika, e ruajti Sveçlën për shkak të Gërvallës

Rasti i Arlinda Zekajt, Ramadani: Kurti nuk i shkarkoi ministrat nga frika, e ruajti Sveçlën për shkak të Gërvallës

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar institucionet për mosveprim në rastin e Arlinda Zekajt, duke thënë se përgjegjësia menaxheriale dhe politike lidhet drejtpërdrejt me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”, Ramadani tha se të dy ministrat është dashur të japin dorëheqje, pasi sipas tij, kanë pasur përgjegjësi menaxheriale për këtë çështje.

“Për Sveçlën dhe Gërvallën personalisht e njerëzisht nuk i kuptoj pse nuk kanë dhënë dorëheqje, sepse ata do të duhej ta dinin që kanë përgjegjësi menaxheriale”, deklaroi Ramadani.

Ai foli edhe për arsyet politike që, sipas tij, mund ta kenë penguar kryeministrin Albin Kurti t’i shkarkojë dy ministrat.

Ramadani tha se Kurti mund të jetë i kërcënuar nga votat e deputetëve të caktuar të Partisë Guxo, duke ngritur pretendime edhe për kufizimin e lëvizjes së deputetëve të Vetëvendosjes.

“Politikisht mund ta kuptoj Kurtin pse nuk i ka shkarkuar, dhe kjo politikisht nënkupton se ai mund të jetë i kërcënuar nga votat e deputetëve të caktuar të Partisë Guxo. Deputetët e VV-së pothuajse e kanë të ndaluar zyrtarisht të udhëtojnë jashtë Kosovës. Ata duhet të marrin leje për të dalë jashtë Kosovës, sepse i duhen shumicës në komisione dhe në seanca”, tha Ramadani.

“E ka ruajtur Sveçlën për shkak të Gërvallës. Nuk e ka shkarkuar Sveçlën, sepse do të ishte dashur ta shkarkonte edhe Gërvallën”, përfundoi ai./GazetaBlic.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.