KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haliti e komenton ligjin për Specialen: Për shkak të situatës së krijuar, edhe u votua në Kuvend

Haliti e komenton ligjin për Specialen: Për shkak të situatës së krijuar, edhe u votua në Kuvend

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Haliti ka komentuar zgjedhjen e presidentes dhe miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale, Ha duke thënë se këto zhvillime kanë ndikuar në tejkalimin e situatës së krijuar politike.

“Për shkak të situatës së krijuar, edhe u votua ligji, edhe presidentja u zgjodh dhe tani duhet të ecim përpara, të shohim çfarë mund të bëjmë”, ka deklaruar Haliti në Tëvë1.

I pyetur nëse PDK-ja kishte interes që të shmangeshin zgjedhjet, Haliti ka thënë se nuk mund të flasë për interesat personale të anëtarëve të partisë, por për interesat e PDK-së dhe të Kosovës.

“Unë nuk di interesat personale të askujt. Mund të flas për partinë, për interesat e Kosovës dhe të Partisë Demokratike”, është shprehur ai.

Ai ka komentuar edhe ndikimin e deklarimeve të prokurorit dhe raportimeve në media lidhur me emra që mund të jenë pjesë e hetimeve të mëtejshme.

“Deklarimi i prokurorit lidhur me disa emra që mund të ketë hetime të mëtejshme, si dhe raportimet e mediave, i kanë dhënë pak më shumë karburant protestës”, ka thënë Haliti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.