Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Endrick, ka nisur bisedimet me Milanin për një transferim të mundshëm në janar, pasi po has në vështirësi për të siguruar minuta nën drejtimin e Jose Mourinhos.
Sipas “ESPN Brazil”, pas huazimit produktiv te Olympique Lyon në fillim të këtij viti, madrilenët kësaj radhe pranojnë vetëm shitjen përfundimtare të 20-vjeçarit, transmeton IndeksOnline.
Real Madridi kërkon rreth 70 milionë euro për kartonin e tij, duke synuar të përfshijë në marrëveshje edhe një klauzolë riblerjeje prej 80 milionë eurosh.
Ndonëse vetë Endrick ka shprehur dëshirën për të qëndruar në “Bernabeu”, mungesa e hapësirave mund ta detyrojë të kalojë në Serie A.
Nga ana tjetër, trajneri Jose Mourinho deklaroi sot para ndeshjes me Celta Vigon se ka nevojë për brazilianin në skuadër, por pranoi se vendimi përfundimtar i takon klubit dhe agjentëve. /IndeksOnline/

