KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: SC Gjilani transferon sulmuesin Ade Oguns, gati për ndeshjen ndaj Ballkanit

Zyrtare: SC Gjilani transferon sulmuesin Ade Oguns, gati për ndeshjen ndaj Ballkanit

Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar marrëveshjen për angazhimin e futbollistit Ade Oguns, i cili do të jetë pjesë e skuadrës gjilanase deri në verën e vitit 2028.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi kuqebardh bëri të ditur se të gjitha procedurat e regjistrimit të lojtarit kanë përfunduar me kohë dhe se sulmuesi 25-vjeçar do të jetë në dispozicion të shtabit teknik që nga ndeshja e radhës kampionale kundër FC Ballkanit, transmeton IndeksOnline.

Oguns, i cili pritet të sjellë cilësi dhe alternativa shtesë në repartin ofensiv, e njeh mirë elitën e futbollit kosovar, pasi më herët ka veshur fanellën e FC Ferizajt.

Përveç përvojës në Kosovë, 25-vjeçari ka ndërtuar një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke luajtur edhe për klube si Caracas FC në Venezuelë, Wydad AC në Marok dhe KAS Eupen në Belgjikë. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.