Dioni, ish-konkurrent i Big Brother VIP Kosova 5, ka treguar se kë e sheh si fitues të këtij edicioni të spektaklit.
I ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, ai ka zbuluar se favoritët e tij janë Akili dhe Nichi, por beson se në fund do të triumfojë Akili.
“Favoritët e mi janë Akili dhe Nichi, por besoj se Akili do të vazhdojë dhe do ta fitojë Big Brotherin. Nichi ia ka nisur mirë, por kam përshtypjen se do të lodhet gjatë rrugëtimit, ndërsa Akili besoj se do të vazhdojë deri në fund”, ka thënë Dioni.
Burimi: klankosova.tv ↗

