KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Labinot Rexha i quan “Gay” Londrimin dhe Klodin: Ludo Lee paske për të shkuar me ta në Dubai, por mirë do ishte të m’i jepje ato 100 mijë eurot

Labinot Rexha i quan “Gay” Londrimin dhe Klodin: Ludo Lee paske për të shkuar me ta në Dubai, por mirë do ishte të m’i jepje ato 100 mijë eurot

Këngëtari Labinot Rexha ka rikthyer në vëmendje një prej momenteve më të komentuara të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, duke publikuar një mesazh në rrjetet sociale drejtuar ish-bashkëbanorit të tij, Ludo Lee.

Përmes një postimi në InstaStory, këngëtari nga Rahoveci ka etiketuar Ludo Lee, duke i kërkuar që t’ia japë shumën prej 100 mijë eurosh, për të cilën dyshja kishin vënë bast gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së.

“Ludo Lee paske me shku në Dubai me ato GAY, por para se me shku, kishte me qenë mirë qato 100 mijë euro me i dhënë. Besa edhe Leonora Jakupi ka garantuar për ty që i jep, ku edhe fjala, besa”, ka shkruar Rexha në postimin e tij.

Foto: Labinto Rexha/InstaStory

Ky reagim erdhi pasi Labinoti Haxhiu, në një paraqitje televizive, deklaroi se së bashku me fituesin e BBVK 4, Londrim Mekajn, dhe Ludo Lee, planifikonin të udhëtonin drejt Dubait për pushime.

Por, shuma prej 100 mijë eurosh që këngëtari po ia kërkon Ludos lidhet me një bast të vendosur mes tyre gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Asokohe, dyshja ishin përfshirë në një debat lidhur me pretendimet se Labinot Rexha kishte një fëmijë me një grua serbe, pretendim të cilin këngëtari e kishte mohuar kategorikisht.

Gjatë diskutimit, Rexha kishte deklaruar se ishte i gatshëm t’i jepte Ludo Lee 10 shtëpi nga projekti i tij nëse vërtetohej se fëmija ishte i tij. Në anën tjetër, Ludo Lee kishte vënë bast shumën prej 100 mijë eurosh, duke këmbëngulur në pretendimin e tij.

Të dy ishin dakorduar që e vërteta të përcaktohej përmes një analize të ADN-së pas përfundimit të eksperiencës së tyre në shtëpi.

Tashmë, përmes këtij reagimi publik, Labinot Rexha duket se po kërkon që marrëveshja e bërë gjatë spektaklit të mos mbetet vetëm një deklaratë televizive.

Mbetet të shihet nëse Ludo Lee do t’i përgjigjet publikisht kërkesës së ish-bashkëbanorit të tij dhe nëse basti prej 100 mijë eurosh do të marrë një epilog jashtë shtëpisë së BBVK-së. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.